Punën e njëjtë do ta vazhdojnë me kontratë të re.
Prej 26 tetor, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka kontraktuar përsëri kompaninë private “LAGUNA” për mirëmbajtjen e sipërfaqeve brenda QKUK-së.
Madje, siç ka mësuar T7, ky institucion ka ftuar vetëm kompaninë “LAGUNA” për negociata.
Kjo kompani e cila në Agjencinë për Regjistrimin të Bizneseve nuk i figuron emri i pronarit, ka mbi 10 vite që në vazhdimësi ka përfituar tender nga SHSKUK-ja.
Për këtë të fundit, ky institucion ka përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.
Krejt këtë situatë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar e ka një arsyeje.
















