Krerët institucionalë, opozita e presidenti i Shqipërisë bëjnë homazhe në Prekaz

E publikuar: 17/02/2023 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti bashkë me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj sot shkuan për homazhe në Prekaz, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Bashkë me ta ishin edhe shumë pjesëtarë të kabinetit qeveritar, krerë opozitarë, si dhe qytetarë të shumtë që shkuan për të nderuar sakrificën e Jasharëve në Ditën e Pavarësisë. /Express