Krejt çka ndodhi në Gjakovë/ Dyshohet se vëllezërit janë vrarë për motive pronësore – i dyshuari në arrati

E publikuar: 25/06/2023 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vrasja e dyfishtë në Gjakovë ka tronditur opinionin publik, të dielën. Policia e Kosovës po e heton rastin

Viktimat janë vëllezër dhe sipas burimeve të Gazetës Express bëhët fjalë për Blerim Islamaj, i lindur në vitin 1981 dhe Haxhi Islamaj, 1985.

I dyshuari për krimin e kryer vazhdon të jetë në arratisje.

Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës, i ka thënë Gazetën Express se një nga dyshimet për këtë vrasje është për shkak të çështjes pronësore.

Por ai refuzon ta definojë këtë arsyeje, thotë se mund të ketë edhe motive të tjera pos kësaj.

“Një nga pistat e hetimit lidhet me çështje pronësore”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, më herët i ka dhënë detaje gazetës për këtë ngjarje të rëndë.

Vrasja ka ndodhur në ora 20:20, pas kësaj ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy vëllezërve, tashmë të ndjerë.

”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimin e rastit, ndërkaq viktima është në ndjekje. /Gazeta Express