Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Presim rikthimin tënd

E publikuar: 25/04/2024 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Melizën, kanë vizituar deputeten Ganimete Musliun, e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër.

Krasniqi ka thënë se aktivizmi i Musliut në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar, derisa ka thënë se mezi po presin rikthimin e saj.

“U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar.  Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tënd”, ka shkruar Krasniqi.