Inaugurohen tre monumente të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, në Kalabri

E publikuar: 04/05/2024 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se tre monumente të Gjergj Kastriotit Skënderbeu janë inauguruar sot në Kalabri.

Ai tha se bëhet fjalë për monumentet Santa Sofia d’Epiro, San Basile dhe Zangarona.

“Tre monumente të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri: Santa Sofia d’Epiro, San Basile dhe Zangarona. Zemra e kujtimeve tona të përbashkëta lidhet me Gjergj Kastrioti Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar. Arbëreshët e morën me vete dhe e mbajtën atë gjallë në zemra. Ai është simbol i identitetit tonë kombëtar’, ka njoftuar ai.