Krasniqi kujton Enver Zymberin: Ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë hero i Kosovës së pavarur

E publikuar: 26/07/2021 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar policin Enver Zymberi.

Krasniqi tha se Zymberi ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur.“Dhjetë vjet më parë, polici Enver Zymberi dhe kolegët e tij iu përgjigjën me nder e krenari thirrjes së shtetit për të mbrojtur sovranitetin.

Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur. Lavdi e respekt përjetë veprës së tij”, shkroi ai.