Kosova merr përkrahje nga Holanda rreth anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

E publikuar: 30/11/2017 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj është takuar me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Në këtë takim, Sefaj falënderoi Willems për përkrahjen e dhënë për Kosovën, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërsa ambasadorja holandeze, shprehu gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve, duke shtuar se shteti i saj do ta përkrah Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi në mes të këtyre dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.