Konjufca thotë se është denigruese nëse Hoti shkon të takohet me Vuçiqin pas aktakuzave

E publikuar: 24/06/2020 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se Avdullah Hoti nuk duhet të takohet me Vuçiqin në SHBA pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit.

‘’Pas këtij zhvillimi, nuk di as se si zotëri Hoti shkon atje. Sepse është një zhvillim i ri serioz, në skenën politike të Kosovës, i cili pikësëpari e dëmton Kosovën. Thaci e Veseli do të ftohen atje në cilësine ushtarit të UCK’së. Nga ky aspekt e dëmton Kosovën. Qeveria e Kosovës nuk mund ti mbyllë sytë si asgjë, ne shkojmë atje e bëjmë marrëveshje me Vucicin. Është denigruese’’, ka thënë Konjufca në KTV.