Netanyahu: Propozimi i Hamasit larg nga përmbushja e kërkesave të Izraelit, vazhdon pushtimi i Rafah

E publikuar: 06/05/2024 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Propozimi nga Hamasi është larg përmbushjes së kërkesave të Izraelit, thotë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Duke folur për njoftimin në momentet e fundit, ai tha se Izraeli do të dërgojë një delegacion për të negociuar me Hamasin.

Netanyahu gjithashtu thotë se kabineti i luftës ka vendosur që Izraeli të vazhdojë operacionin e tij në Rafah, raporton Sky News.