Konjufca pret në takim delegacionin belg, flitet për bashkëpunimin e ndërsjellë

E publikuar: 14/07/2023 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Theo Francken.

Në takim me parlamentarët belgë u bisedua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon, raportet dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Kryetari Konjufca, pasi i njoftoi mysafirët përkitazi me punën, të arriturat dhe synimet e legjislativit, vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe kërkoi njëherësh vazhdimin e mbështetjes ndaj shtetit tonë në rrugën euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën që ka dërguar Kuvendi i Kosovës.

“Parlamentarët belgë e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe në fusha tjera me interes të përbashkët ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata.​