Klopp: E dimë se tifozët e Unitedit mezi presin të humbasim

E publikuar: 19/01/2019 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se ai është i vetdishëm se tifozët e Manchester United mezi presin që ekipi i tij të lëshojë pikë dhe të kolapsojë në luftën për titull.

Ka pohime në mediat angleze se Unitedi po punon që kush do ta fitojë titullin e Ligës Premier përpos Liverpoolit.

Klopp ka thënë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë edhe pse ai thoët se e di përafërsisht se prej ku po i vjen gjithë urrejtja.

“Unë nuk e di kush mendon ashtu për ne, por ndoshta në Manchester United ka shumë që nuk janë tifozë të Liveproolit”.

Momenti i përqafimit magjik (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Fatkeqësisht unë nuk njoh njerëz në Angli dhe ata që i njoh, edhe nëse është i Evertonit, ata thonë, nëse jo ne, së paku ju (Liverpooli) fitojeni”.

“Por, nuk është ndonjë befasi që njerëzit në Manchester United nuk duan që të na shohin duke e fituar titullin”, deklaroi Klopp.

Liverpooli vazhdon rrugëtimin drejt titullit ndaj Crystal Palace sot nga ora 16:00. /Telegrafi/