Kjo është pasuria që i’u sekuestruan të dashurit të Viola Spiros pas daljes nga burgu

E publikuar: 30/04/2018 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai u mbajt i burgosur për 5 muaj në qelitë e paraburgimit në Holandë, dhe vetëm përpara disa ditësh u bë i ditur lajmi që Selaj është lënë i lirë.
Ai u fotografua nga revista ‘Who’ së bashku me moderatoren shqiptare duke kaluar kohë bashkë në një nga lokalet e bllokut. Por edhe pse ai i shpëtoi burgimin, sipas informacioneve të siguruara nga ‘Panorama Plus’ Valentin Selajt do ti sekuestrohet pasuria.

Sipas saj, investigimi mbi bandën e tij kishte filluar që në 2015 nga Prokuroria e Firences dhe kur ai është arrestuar iu sekuestruan 4 milion euro. Por ky operacion nuk përfundoi me kaq, pasi më pas një grupi ku bënte pjesë edhe Selaj, iu sekuestruan në Lezhë pasuri në para, si dhe disa biznese, hotele, restorante e makinave luksoze.

“Grupi në fjalë ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa operacioni “Forca e Ligjit”, i sekuestroi pak kohë pas arrestimit dhe një pasuri prej 1.4 milionë eurosh. Mësohet se ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme: 7 ambiente biznesi me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 4 parcela tokë arë me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze”, shkruan Panorama Plus.