Kjo është fjala më e përdorur në Tiranë

E publikuar: 17/11/2023 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elsa Skënderi e ftuar në emisionin “Opinion” tregoi disa të dhëna interesante nga libri “Peizazhi linguistik i Tiranës”. Sipas saj, fjala më e shpeshtë në emërtesa në Tiranë është fjala “bar”. Më pas vijnë fjalë të tjera si travel, shop, exchange, farmaci etj.

Ajo solli edhe një detaj tjetër interesant. Gjuha shqipe zë 22.7% të emërtesave në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Anglishtja zë dyfishin e shqipes në këtë rrugë.

Elsa Skënderi: Për atë që më kërkove dy të dhëna që mbase janë interesante. Peizazhi gjuhësor në rrugën “Myslym Shyri”. Gjuha shqipe zë 22.7% të emërtesave, ndërsa anglishtja zë 38.5%, domethënë dyfishi. Gjuhë të tjera kemi frëngjishten me 5.7%, spanjishten 1.2% pastaj janë përdorime emërtesa që shfaqen në kombinim. Fjalët më të shpeshta në peizazhin linguistik të Tiranës, të gjitha ato emërtesat është fjala, gjejeni? Bar.

Blendi Fevziu: Epo bar po se ne ishim vendi i parë në botë për numrin e kafeneve.

Elsa Skënderi: Fjala tjetër është travel, shop, exchange, farmaci, servise, argjendari dhe vazhdon pastaj studio, bankë etj. Edhe në këtë unë kam nxjerrë diku 42 njësi të fjalëve që shfaqen më shpejt në emërtesa, mbizotërojnë fjalë që janë në anglisht./tvklan