Kim Mehmeti: Viktimat e Kumanovës i vrau edhe dora e shqiptarisë

11.05.2015 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kim Mehmeti: Viktimat e Kumanovës i vrau edhe dora e shqiptarisë

Publicisti dhe shkrimtari i njohur Kim Mehmeti e ka quajtur regjim anti-shqiptar koalicionin aktual qeverisës në Maqedoni DPMNE-BDI.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehmeti ka thënë se deri më tani ky “regjim” u ka bërë vetëm të këqija shqiptarëve të Maqedonisë dhe as këta të fundit e as Prishtina e Tirana zyrtare nuk reaguan asnjëherë.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Ndodhi ‘Sopoti’ dhe shkuan në burg dhjetëra shqiptarë të pafajshëm, por drejtuesit e pashpirt, të pabesë e të pafytyrë të BDI-së, heshtnin thuajse nuk ishin pjesë e qeverisë që ua kurdisi lojën shqiptarëve?! Ndodhi akti përbuzës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë i quajtur ‘Monstra’ dhe, drejtuesit e pabesë, të pafytyrë dhe që nuk turpërohen nga asgjë të BDI-së, heshtën e nuk thanë gjë, duke u shtirë se nuk ishte anëtarë i tyre zëvendës ministri i policisë, i cili doli me ministren të kremtoj aksionin e suksesshëm të policisë së shtetit me institucione monstruoze, të shtetit që bëhej pronë e familjes së Kryeministrit të Maqedonisë!? Ndodhi likuidimi i Harun Aliut me shokët, por drejtuesit e BDI-së sërish heshtën e nuk dhanë asnjë shpjegim, thuajse ai nuk ishte shok i tyre dhe thuajse fare nuk u pengonte të qeverisnin së bashku me ata që e vranë këtë hero!? Ndodhi deshqiptarizimi i Shkupit dhe drejtuesit e BDI-së, që ishin pjesë e regjimit antishqiptarë që deshqiptarizonte shtetin, heshtën dhe shkuan deri aty sa na thanë se edhe luani bullgar mund të jetë simbol etnik i shqiptarisë!? Çka nuk na ndodhi e çka nuk na bëri gjatë kësaj dekade regjimi antishqiptarë DPMNE-BDI, por edhe Tirana e Prishtina zyrtare, edhe institucionet demokratike perëndimore, heshtnin e shtireshin se nuk shohin çka është duke ndodhur në këtë shtet në të cilin demokracinë e ndërtonin banditët dhe hajdutët e vëllazëruar shqiptaro-maqedonas të regjimit DPMNE-BDI! Dhe tani del puna se të gjithë janë habitur nga ndodhitë e Kumanovës! Vallë është e mundur dikush të ketë besuar se një diktator qesharak si kryetari i DPMNE-së dhe një injorantë e leninistë si kryetari i BDI-së, do e çonin vendin më larg se në Kumanovë?! Po pra, çka nuk na ndodhi dhe çka nuk na bëri regjimi antishqiptarë DPMNE-BDI neve shqiptarëve të Maqedonisë, por të gjithë burrështetasit shqiptarë në Tiranë e Prishtinë heshtën e nuk u turpëruan fare! Por megjithatë duhet thënë se më e paturpshme ishte heshtja e neve shqiptarëve të Maqedonisë që votonim edhe disa qelbësira të BDI-së dhe PDSH-së, i votonim këta që kurrë nuk u mburrën e nuk u ndjenë të forte pse ishin përfaqësues të shqiptarëve, por pse i shërbenin një diktatori qesharak antishqiptar dhe kushëririt të tij që drejton policinë sekrete maqedonase! Andaj edhe duhet thënë qartë e shqip: nga e gjithë ajo që ka të bëjë me regjimin antishqiptarë DPME-BDI, do mbetet e vërteta se atë e mbajtën në këmbë dy partitë shqiptare – BDI-ja dhe PDSH-ja, të përkrahura nga ne shqiptarët e këtushëm dhe nga Tirana e Prishtina zyrtare. Andaj pra edhe duhet thënë qartë e shqip: viktimat e Kumanovës i vrau edhe dora e shqiptarisë dhe se shtëpive të djegura të kumanovarëve, ua vu flakën edhe plehu i sotëm politik mbarëshqiptare, pleh nga i cili ka vite që përhapet era e qelbur, por të cilën ne paturpshëm e thithim si foshnja qumështin e nënës”.(sic)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Sot 17 vjet nga themelimi i TMK-së, Kosova ende pa ushtri

Sot 17 vjet nga themelimi i TMK-së, Kosova ende pa ushtri

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr