Kaçanik – Vrasje në tentativë

E publikuar: 24/07/2020 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, në Kaçanik, i cili për shkak të një kontesti pronësor kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovar por nuk i kishte qëlluar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

PK-ja bën të ditur që njëri prej  viktimave  kishte pësuar lëndim në kokë pasi ishte goditë me dorëz të pistoletës nga i dyshuari  dhe ka pranuar tretman mjekësorë. Në vendi e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 9 gëzhoja të fishekëve 6 prej tyre të pistoletës dhe tri të pushkës. Nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 34 fishek dhe një pushkë gjuetie me 27  fishek. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.