Juventusi ka tre kandidatë për të zëvendësuar Allegrin

E publikuar: 15/02/2019 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi thuhet se do të synojë Zinedine Zidane, Jurgen Klopp ose Didier Deschampsin nëse ata vendosin të ndahen me trajnerin Massimiliano Allegri.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, puna e Allegrit mund të përfundon nëse Juventusi largohet nga Ligën e Kampionëve nga Atletico Madridit në 1/16-tën.

Gazeta shkruan se ka tre kandidatë kryesorë për të zëvendësuar trajnerin italian, ndërsa i preferuari i Presidentit Andrea Agnelli thuhet të jetë Zidane.

Ish-mesfushori i Bianconerëve është aktualisht trajner i lirë pasi u nda me Real Madridin pas fitimit të tri Ligave të Kampionëve radhazi.

Zidane (Foto: UEFA/ChampionsLeague)

Trajneri gjerman, Klopp është një emër tjetër që intrigon Zonjën e Vjetër, pavarësisht nga marrëdhëniet e forta mes tij dhe Liverpoolit.

51-vjeçari fitoi dy tituj të Bundesligës me Borussia Dortmundin dhe udhëhoqi Reds deri në finale të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar.

Jurgen Klopp (Foto: Getty Images)

Së fundi, Tuttosport pretendon se një rikthim për Deschamps është gjithmonë një mundësi, edhe nëse ai është ‘më i shkëputur’ nga kjo garë.

Francezi ishte bashkëlojtar me Zidanen te Juventusi në vitet e 90-ta, por ishte gjithashtu pjesë Bianconerëve që fituan Ligën e Kampionëve në vitin 1996.

Ai u rikthye te gjigantët e Torinos në Serie A në vitin 2007, duke lënë ekipin pas mosmarrëveshjeve me bordin e klubit dhe vazhdoi të fitonte Kupën e Botës 2018 si Francën verën e kaluar. /Telegrafi/

Didier Deschamps (Getty Images)