Juventus i interesuar për talentin italian

E publikuar: 20/06/2017 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zonja e Vjetër ka bërë gati 40 milionë euro për të transferuar talentin e madh të skuadrës vjollcë, Federico Bernardeschi

Juventusi ka gati planin për ta transferuar asin e Fiorentina, Federico Bernardeschi, që kërkohet nga shumë skuadra në Serie A, por jo vetëm.

Për yllin italian është përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh, dhe duket se bardhezinjtë nuk do të kursehen për të siguruar shërbimet e tij.

Fiorentina kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë Bernardeschi, por në ofertën 40 milionëshe Marotta do të fusë edhe bonuse të shumta që pritet të kënaqin pronarët e skuadrës vjollce.

Ai shihet si një alternativë e mirë në mesfushë, teksa tashmë bardhezinjtë luajnë me një formacion shumë sulmues.