Juventus, dy muaj pa Pogba

20.03.2015 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Juventus, dy muaj pa Pogba

Ekzaminimet mjekësore konfirmuan frikën e bardhezinjve, dëmtim i shkallës së dytë në muskujt e kofshës së djathtë.

Dy muaj pa Paul Pogba, një goditje shumë e rëndë për Juventusin që i duhet të bëjë pa mesfushorin francez për rreth 60 ditë. Praktikisht  sezoni ka përfunduar për Paol Pogba.  22 vjecari do të humbasë me siguri të plotë çerekfinalet e Champions League që startojnë në 14 dhe 15 prill ndërsa ndeshjet e kthimit luhen një javë më vonë. Por Juventus nuk do ta ketë Pogba edhe në rast se arrin të kualifikohet në gjysmëfinale, ndeshjet e të cilave do të luhen në datat 5 dhe 13 maj.  Mesfushori mund të kthehet në fushë për Juventusin në Europë vetëm nëse bardhezinjtë arrijnë të shkojnë deri në finalen e Championsit, ndërsa në futbollin italian ekziston mundësia që të rishihet në fushë për finalen e Kupës së Italisë si dhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, kundër Napolit dhe Veronës.

Ekzaminimet mjekësore konfirmuan frikën e bardhezinjve, dëmtim i shkallës së dytë në muskujt e kofshës së djathtë. Transferta e Dortmundit i kushtoi shtrenjtë Paul Pogba, dy ditë para sfidës së kthimit me Borusian e Dortmundit kishte sinjalizuar një lëndim të lehtë muskular por vendosi të shtrëngonte dhëmbët për të mos munguar në sfidën decizive të Championsit. Lotët në sytë e Pogba pas zëvendësimit të detyruar që pasoi përplasjen e tij në duelin me Papastathopuoulos ishin paralajmërimi i një dëmtimi që do ta mbante gjatë jashtë fushe. Tani Juventusit i duhet të përballojë fazën vendimtare të sezonit pa yllin e saj, dhe në mesfushë do të jetë shumë i nevojshëm rikuperimi i Andrea Pirlos, që mund të rikthehet mes të grumbulluarve që për sfidën e rradhës kundër Genoas.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)