Sport

Juve, kontratë e re për Pogba: 7 milionë euro në vit

16.07.2016 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Juve, kontratë e re për Pogba: 7 milionë euro në vit

Juventusi i papërmbajtshëm në merkato. Bardhezinjtë po provojnë goditjen e madhe, duke blerë Gonzalo Higuain nga Napoli, e njëkohësisht synojnë të blindojnë Paul Pogba. Bardhezinjtë kërkojnë me çdo kusht të mbajnë në skuadër mesfushorin francez, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kërkojnë të realizojnë objektin Champions, trofe që mungon prej dy dekadash.

Edhe pse 23-vjeçari nuk shkëlqeu në Kampionatin Europian, ku kishte shumë presion dhe dhuroi pak paraqitje cilësore, sinjalet nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij nuk mungojnë. Pogba mbetet një objektiv i merkatos së Realit të Madridit dhe Manchester United. “Djajtë e Kuq” cilësohen në avantazh, sepse nëpërmjet menaxherit Mino Raiola afruan në Old Trafford, Zlatan Ibrahimovic dhe Henrix Mkhitaryan.

Por, edhe oferta e skuadrës së Jose Mourinho është e rëndësishme, pasi Manchester United ofron plot 120 milionë euro për mesfushorin e Juventusit. Por, megjithë shifrën e çmendur, Zonja e Vjetër provon të mos dorëzohet. Beppe Marotta e Fabio Paratici këmbëngulin se lojtari nuk është në shitje, ndërsa janë të gatshëm ti rinovojnë kontratën që përfundon në vitin 2019.

Oferta është gati, për ta zgjatur qëndrimin e mesfushorit në Torino edhe për disa vjet, me përmirësim të dukshëm të pagës. Nga 4,5 milionë euro neto që përfiton aktualisht, sipas marrëveshjes së re Paul Pogba do të paguhet nga 6,5 deri në 7 milionë euro në sezon. Bardhezinjtë janë të gatshëm të ngrenë tavanin e rrogave në skuadër, ku trajtim të njëjtë si Pogba pritet të ketë edhe mbrojtësi Leonardo Bonuçi, për të cilin Manchester City ka ofruar 60 milionë euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara