Ish-gjyqtari i Kushtetueses beson se Asociacioni s’ka kompetenca më shumë se komunat

E publikuar: 08/11/2023 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Artan Mustafa, studiues i shkencës politike në T7 ka thënë se draft-statusi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse implementohet atëherë do të jetë autonomia më e madhe në Evropë.

”Publiku dhe çdokush duhet ta dijë që kjo është autonomia më e madhe në Evropë, çfarë i kërkohet Kosovës”, ka thënë ai.

Por ish-gjyqtari i Kushtetueses Kadri Kryeziu, ka thënë se “kjo është një qeverisje lokale”, duke mos parë rrezik.

”Kjo është për vendosjen e një qeverisje lokale, sipas mendimit tim e cila nuk do të ketë fuqi politike për me ndiku në dezintegrimin e Kosovës, sepse ka me pas kontroll politik, institucional, e kontroll të akteve. Madje ka me pas kontroll edhe prej mekanizmave të sigurisë, të NATO’s të OSBE’s”, ka thënë ai.