Intervistë me Halil Matoshin: Asociacioni nuk është autonomi, jemi shtet modern

26.08.2015 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Intervistë me Halil Matoshin: Asociacioni nuk është autonomi, jemi shtet modern

Analisti politik Halil Matoshi, në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe u nënshtrohet ligjeve dhe institucioneve qendrore të Kosovës. Ai ka thënë se, po të bëhej fjalë për autonomi, Asociacioni do të kishte territor, kufij, ushtri, etj..

Në një intervistë për Gazetën Express Matoshi ka dhënë një varg argumentesh, që sipas këndvështrimit të tij, asociacioni nuk përbën problem për Kosovën. Ai ka thënë se ky mekanizëm e ka burimin në Pakon e Ahtisaarit dhe se serbëve u jep më shumë mundësi në zhvillim ekonomik lokal, ambient, arsim dhe kulturë, shëndetësi, shërbime komunale etj.

“Shoqërisë së lirë dhe demokratike si dhe shtetit modern I takon të japë gjithnjë e më shumë liri e të drejta” ka thënë ai.

– A mendoni se mund të kundërshtohet Asociacioni i Komunave Serbe, tash pasi është nënshkruar në Bruksel marrëveshja për krijimin e tij?

Natyrisht se roli i opozitës në një demokraci është të kontrollojë dhe të korrektojë pushtetin, mirëpo opozita në këtë rast, mendoj thellësisht e ka gabim, sepse nuk me ka bindur me asnjë argument juridik-politik se me krijimin e Asociacionit po evnohet sovraniteti i shtetit.

E para, Asociacioni buron nga Paketa Ahtisaari dhe ka qenë që në fillesat e negociatave të Vjenës (2006) bazë për çfarëdo kompromisi me Serbinë, për të marr Kosova pavarësinë kombëtare jashtë kontekstit colonial, pra si “vetëvendosje zhdëmtuese” (Marc Weller).

Pra duhej që Kosova të jepte më shumë të drejta shtesë për serbët kosovarë në këmbim të pavarësisë kombëtare;

Sedyti, Asociacioni nuk mund të bie ndesh me prerrogativat e Kushtetutës së Kosovës sepse statuti themeltar dhe të gjitha vendimet e tij shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nëse janë apo jo në pajtueshmëri me ligjet kosovare, pra dhe me akti më të lartë shtetëror juridiko-politik, Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Bashkësia e serbëve kosovar, u nënshtrohet ligjeve te Kosovës, institucioneve qendrore: Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës si dhe agjensioneve qeveritare.

Për të qenë autonomi e plotë qysh po pretendon opozita, Asociacioni duhet të kishte territor dhe kufij të definuar qartë me marrëveshje; Asociacioni nuk kontrollon doganat, ushtria e Kosovës (nesër), do të ketë një komandë qendrore, policia kosovare ka një komandë unike edhe brenda Asociacionit (Policia e Kosovës në rajonet brenda asociacionit do te jete konform përbërjes etnike. Në Gracanicë psh. ka policë shqiptarë konform me përbërjen etnike të kësaj komune e të cilët do të vazhdojnë të jenë aty përgjithmonë…), i cili i propozon emrat e komandantëve lokalë vetëm në katër komunat e veriut kurse ministri i brendshëm kosovar e miraton ose jo listën. Sistemi juridik (gjyqësori) është unik, poashtu sistemi fiskal (Auditori gjeneral i Kosovës i këqyr financat e Asociacionit; për të qenë autonomi e plotë , Komandës qendrore të FAK’ut (aktualisht FSK), Komandës unike policore (Policia e Kosovës) dhe gjyqësorit unik.

Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës që burojnë nga ajo (si dokumenti më i lartë juridiko-politik kontrollojnë Asociacionin, pra institucionet qendrore i kryejnë brenda Asociacionit të gjitha funksionet shtetërore…

Nuk mund të ketë vlerë ekuivalente me Kushtetutën asnjë dokument tjetër brenda një shteti unik, kurrë dhe as atëherë, pra as Kuvendi i Asociacionit (psh. unë jam anëtar i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës dhe aty ne, filozofët pra, i ushtrojmë disa të drejta shtesë, gjithnjë brenda sistemit politik dhe juridik të sanksionuar me Kushtetutë – si liria akademike etj. – që nuk i kanë të gjithë qytetarët kosovarë; Shoqata jonë e ka Kuvendin e anëtarëve dhe Kryetarin, flamurin, zyrën, organin e shtypit etj.), sepse Gjykata Kushtetuese është gardiane e zbatimit të Kushtetutës në tërë territorin e një shteti sovran. Pa serbëve kosovarë u është dhënë autonomi personale dhe kulturore në këmbim të pavarësisë kombëtare. Kaq. Më jepni argument juridike e jo propagandë të lirë, nëse doni ta kundërshtoni krijimin e Asociacionit. Kjo autonomi kulturore (e plotë madje në fushat e arsimit, kulturës dhe planifikimit hapësinor, të ambientit e shëndetësisë) është larg më e pakët se sa ajo e Tirolit Jugor në Itali, me kompetenca ekzekutive e ligjvënëse por askush serioz nuk ngrihet në Itali që t’u merren ato të drejta tirolasve.

– Partia opozitare, Vetëvendosje nuk e kanë përjashtuar demonstratat e as dhunën si mjet për ta kundërshtuar këtë Asociacion, a mendoni se janë të arsyeshme veprime të tilla?

Demokracia e njeh të drejtën e të bërit opozitë, të drejtën e asocionimit, grumbullimit dhe protestës si dhe lirinë e shprehjes dhe kjo është krejt OK.

Serbëve kosovarë, asociacioni u jep më shumë mundësi në zhvillim ekonomik lokal, ambient, arsim dhe kulturë, shëndetësi, shërbime komunale etj. (kjo, sipas meje është krejt OK sepse sovraniteti i një shteti (Kujtoni Serbinë më 1999) cenohet nëse kufizon liritë dhe të drejtat e jo nëse jep më shume liri dhe të drejta. Shoqërisë së lirë dhe demokratike si dhe shtetit modern i takon të japë gjithnjë e më shumë liri e të drejta.

Shteti që jep të drejta dhe garanton liritë është shtet modern – jo ai që i kufizon ato, siç po kërkon Lëvizja VV dhe opozita tjetër kosovare…Tendecat e VV-së për të kufizuar liritë dhe të drejtat e serbëve kosovarë dhe për t’i qeverisur ata me diktat janë thjeshtë fraza të pamenduara mirë që përkojnë me fashizmin.

– Si mund të kundërshtohet ky Asociacion, qoftë nga qytetaret, shoqëria civile apo nga subjektet politike?

Kundërshtime do të ketë dhe duhet të ketë në një shoqëri pluraliste, sepse secili është I lirë të ketë një mendim të vetin kritik. Mirëpo arsye madhore pos luftës për pushtet nuk ka. Asociacioni është krejtësisht brenda sistemit kosovar. Mirëpo, opozita parlamentare duhet të ketë kujdes që të ndërtojë konsensus në shoqëri sa u përket çështjeve të interesit kombëtar të Kosovës. Me krijimin e Asociacionit, barrikadat në vëri bien, veriu integrohet përfundimisht ën sistemin juridik dhe politik të Kosovës, tërësia territorial e shtetit ruhet, por natyrisht se në demokracitë Perëndimore askush s’e ka të drejtën të sundojë me pakicat, por duhet bashkëqeverisur me ta. Shikojeni p.sh. Sa për paralelizëm, edhe n Serbi opozita ka dalë kundër marrëveshjes. Ish negociatori nga Partia Demokratike e Serbisë Borko Stefanovic po thotë se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive (gjë që është e saktë) dhe as pavarësi në vendimmarrje. Qe te dyja delegacionet shtetërore marrëveshjen përpiqen ta shesin ma shtrenjtë tek publiku i tyre dhe kjo është në natyrën e negociatave. Mirëpo marrëveshja është kushtetuese. Dhe Qeveria e Kosovës mund të akuzohet për korrupsion, padrejtësi, krime e abuzime me liritë dhe të drejtat e qytetarëve, por jo për Marrëveshjet e arritura me Serbinë. /GazetaExpress/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit