I mbijetuari i fundit i njohur i fisit amazonian filmohet duke prerë një pemë – pas 22 vitesh jete i vetmuar në xhungël (Foto/Video)

E publikuar: 20/07/2018 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë njeriun e njohur si “i mbijetuari i fundit i Amazonës”.

I njohur si ‘njeriu indigjen në vrima’, ai është kapur në video nga zyrtarë qeveritarë në shtetin brazilian të Rondonisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai shihet gjysmë i zhveshur duke u përpjekur të rrëzojë një pemë dhe mendohet të ketë plantacione të misrit që rrethojnë kasën e tij të bërë nga pemët.

Siç thuhet më tej, ekspertët e zbuluan atë së pari në xhungël më 1996 dhe fytyra e tij u filmua vetëm për herë të parë në vitin 1998.

Ata mendojnë se ai ka jetuar i vetëm atje për 22 vjet. I moshuar në moshën 50 vjeçare, ai shpenzon shumicën e kohës duke gjuajtur derrat, zogjtë dhe majmunët me një hark dhe shigjetë.

Por kush është ky njeri?

“Njeriu indigjen në vrima” ose “njeriu i fundit” u pa për herë të parë duke jetuar një jetë të vetmuar në xhunglën e Rodonit në vitin 1996.

Ekspertët besojnë se ai ishte lënë vetëm kur pesë anëtarët e tjerë të fisit të tij u vranë nga fermerët.

Funai, agjencia qeveritare e Brazilit për çështjet indigjene, ka rregulla strikte që kufizojnë ndërveprimin me fisnorët e izoluar dhe të pakualifikuar, kështu që ata nuk e dinë se cili është emri i tij i vërtetë apo ai i grupit të tij origjinal.

Anëtarët e grupit kërkimor dhe konservues kanë monitoruar sjelljen e tij që nga viti 1996, por ai është parë vetëm në film një herë më parë – në një dokumentar brazilian të quajtur Corumbiara, në vitin 1998.

Ata thuhet se kontrollojnë rregullisht për të parë të gjallët dhe shpesh e gjejnë atë duke “ndërtuar” vrima në tokë, e cila është mënyra se si ai mori pseudonimin e tij – vrima këto që i përdor si “kurthe” për kafshët ose për t’u fshehur vet.

Ai kalon kohën duke prerë pemë, duke gjuajtur kafshë për të ngrënë dhe duke ecur i mbuluar vetëm me një leckë.

Njeriu i fundit, që supozohet të jetë rreth 50 vjeç, ka mini plantacionin e tij ku rritet papaja dhe misri.

Funai beson se ka 113 fise të pambrojtura që jetojnë në Amazonën braziliane, 27 prej të cilave janë parë. /Telegrafi/