Aksident në Lluzhan të Podujevës, një person është në rrezik për jetë, dërgohet në emergjencë

E publikuar: 29/04/2024 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë.

Këtë për media e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Pacienti është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetë.” – tha ai.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, ndonëse një raport zyrtar për rastin ende nuk kanë dërguar.