Pamje nga aksidenti tragjik në Suharekë ku mbetën të vdekur dy persona (VIDEO)

E publikuar: 29/04/2024 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klan Kosova ka publikuar pamjet nga momenti kur ndodhi aksidenti tragjik në Shirokë të Suharekës, ku si pasojë mbetën të vdekur dy persona.

Nga pamjet e siguruara, shihet momenti kur motoçikleta përplaset me veturën.

Të hënën Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë.