Hysaj: Në futboll nuk vlejnë emrat e përveçëm

20.07.2016 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hysaj: Në futboll nuk vlejnë emrat e përveçëm

Çështja e rinovimit të kontratës me Napolin në sfondin e sirenave të merkatos është një ndër më të nxehtat, por vetë Elseid Hysaj ndërkohë përqëndrohet te puna. Mbrojtësi shkodran në një intervistë të dhënë që nga vendgrumbullimi parasezonal i të kaltërve në Dimaro flet për momentin e Napolit dhe objektivat për sezonin që vjen.

“Trajneri nuk ka ndryshuar aspak, – e nis Hysaj duke folur për Sarrin ndërsa shton, – Sarri punon shumë për skuadrën, të gjithë ne përmirësohemi nën drejtimin e tij dhe sipas meje po bën shumë mirë. Objektivi për sezonin e ardhshëm? Do të jetë edhe Championsi që mezi po pres ta luaj dhe mendoj se këtë vit do të bëjmë mirë që nga fillimi pasi njihemi prej një viti. Objektivi është t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës dhe pastaj të shohim se cfarë do të ndodhë. Të gjithë duan të fitojnë, por në futboll asnjëherë nuk i dihet. Juventusi shumë i fortë pas blerjeve të fundit? Ne mund të konkurrojmë me të gjithë, për shembull në Europian me Shqipërinë mund të kishim fituar dhe ndeshje të tjera, jo vetëm një. Në futboll nuk vlejnë emrat e përveçëm, por grupi. Ne nuk kemi frikë”.

Hysaj pasi ka zgjedhur shembullin e Shqipërisë në Europian si motiv karikimi edhe për Napolin, i kushton një deklaratë edhe aventurës në Francë me Shqipërinë për të cilën shprehet: “Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Na erdhi keq që u eliminuam aq shpejt, kishim shumë dëshirë për të vazhduar, por tifozët duhet të jenë të kënaqur për atë që bëmë, pasi nderuam fanellën e Shqipërisë”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)