Hoxhaj: Nuk i kemi votat për ta zgjedhur kryeparlamentarin

E publikuar: 24/08/2017 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj ka thënë se si koalicion PAN e kanë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por nuk e kanë shumicën e nevojshme për ta zgjedhur kryeparlamentarin. Ai ka thënë se koalicionit PAN i duhet më shumë kohë dhe koordinim, duke shtuar se janë të vendosur për ta konstituuar Kuvendin.

“Si koalicion qe e ka të drejtën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit për të konstatuar kryesinë e Kuvendit, natyrisht qe kem kërkuar kohë në javët e fundit. Ajo cfarë është e mundur në këto javët e fundit por edhe sot nuk e kemi pas shumicën mbi 61 deputet. Ne e kemi kandidatin, por nuk e kemi shumicën”, ka thënë Hoxhaj, transmeton ‘Indekosnline’.