Gazetari Baton Haxhiu ka shpalosur rezultatet e exit-polleve të bëra nga Klan Kosova gjatë ditës së sotme. Haxhiu thotë se Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes dhe Arban Abrashi i LDK-së shkojnë në balotazh.
Gazetari është shprehur i bindur se në Prishtinë do të ketë rreth të dytë të zgjedhjeve ku, sipas tij, do të garojnë Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi.
Sipas Haxhiut, PDK-ja ka rezultatin më të keq që ka pasur ndonjëherë që nga paslufta në kryeqytet. /Express/


















