Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Prishtinë, Emisaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke, Janina Hrebickova,
“Me të bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin rajonal dhe rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
“Mirënjohës për mbështetjen e Republikës së Çekisë për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në BE dhe në procesin e integrimit euro-atlantik”.