Hamza: Arian Tahiri, kandidati i ardhshëm i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

E publikuar: 30/06/2025 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka zyrtarizuar mbështetjen për Arian Tahirin si kandidat të ardhshëm për të udhëhequr komunën nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës. Duhet dije për të udhëhequr. Duhet zemër. Duhet përkushtim. Arian Tahiri i ka të gjitha”, ka deklaruar Hamza.

Ai e ka cilësuar Tahirin si një njeri të arsimuar, të vendosur dhe të përkushtuar, që i përket brezit të ri, i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe të shërbejë me dinjitet qytetarëve të Mitrovicës.

“Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm i Mitrovicës!

Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës. Duhet dije për të udhëhequr. Duhet zemër. Duhet përkushtim. Arian Tahiri i ka të gjitha! Si doktor shkence, ai i takon brezit të ri që nuk heziton të marrë përgjegjësi dhe ndjehem mirë që përgjegjësinë për t’i shërbyer Mitrovicës po ia lë dikujt që e meriton. Ariani e do shumë Mitrovicën. Është i arsimuar, i vendosur dhe shumë i përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetit tonë, ku ai ka lindur, punon e jeton.

Që nga dita e parë kur jemi takuar, gjithnjë e ka pasur besimin dhe mbështetjen time të parezervë. Të tillë do ta ketë edhe tash kur ai po nis një rrugëtim të ri, që jam i sigurt se do të na bëjë të gjithëve krenarë!

Unë e mbështes me gjithë zemër. Mbështetne edhe ju! Besoni në Arian Tahirin!

Ecim përpara së bashku!”, ka shkruar Hamza.