Haliti thotë se është rritur ‘haraçi’ në tenderë: Po thonë që më parë ishte 10%, tash është bërë 30%

E publikuar: 12/10/2022 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se derisa pushteti thotë se po lufton korrupsionin, njerëzit që merren me biznese e tendera po ankohen se tani duhet të paguajnë deri 30 për qind haraç.

Haliti në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se më herët ata kanë paguar ndoshta 10 për qind, ndërsa sot ankohen se po paguajnë deri në 30 për qind.

“Këta po thojnë po e luftojnë korrupsionin, me i dëgju disa thonë përpara kemi pagu 10 për qind, tash po duhet me pagu 20 e 30 për qind.

Njerëzit që kanë punë me tendera. Këtë ma kanë thënë njerëzit që merren me biznese. Ka pas raste që edhe përpara i kanë lyp 30 për qind, në disa dikastere, e dijnë edhe prokuroria edhe të gjithë, dikun ka funksionu”, tha ai.

Deputeti i PDK’së thotë se nuk mund të jetë më konkretë sa i përket kësaj akuze, pasi thotë se nuk ka argumente, por janë vetëm llafe që ka dëgjuar.

“S’mundem me qenë më konkretë, se duhet me ua qu prokurorinë tek shtëpia, pasi që nuk kam argumente, s’mundem, kam veq llafe”, shtoi ai.