Gratë me Fillimin e Ri, pjesë e fitores historike (Foto)

E publikuar: 09/06/2017 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Autobusi Fillimi i Ri,  ndaloi në Besianë, Atje Gruaja Demokratike e PDK-së zhvilloi takim me Degën e GD-së në Besianë, e të cilës i prin kryetarja, Vjosa Sheholli.

Takimin e udhëhoqi Dr. Flora Brovina, nënkryetare e PDK-së, e cila me këtë rast theksoi se gratë duhet të jenë pjesa thelbësore e fitores historike, fitores së Fillimit të Ri, për fuqizimin e gruas dhe rinisë, për zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e vendit.

“Votoni, ftoni të gjitha gratë të votojnë për PDK-në, për të ardhmen e vet. Më 11 Qershor është dita e kthesës, dita e fitores së PDK-së. Ne, jemi krenare me kontributin tonë për fitore. Votoni liderin tonë Kadri Veseli duke rikonfirmuar vizionin, platformën dhe vendosmërinë e tij dhe të PDK-së për Kosovën e zhvilluar, Kosovën euro-atlantike”, theksoi ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha,  që ishte e panishme në këtë takim.

Edhe kryetarja e GD-së në Besianë, Vjosa Sheholli, ftoi gratë e Llapit të dalin të gjitha në votime, të votojnë numrin 12 për PDK-në dhe numrin 1 për Kadri Veseli.

“Gratë Demokratike të Besianës janë gati më shumë se kurrë për fitoren e madhe të koalicionit,  të cilit i prin PDK-ja dhe Kadri Veseli”  tha Sheholli.