Gjendet një trup i pajetë në rrugën Gjilan – Ferizaj, Policia jep detaje

E publikuar: 01/07/2017 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është gjetur i vdekur në orët e paradites të së shtunës në rrugën Gjilan-Ferizaj.
I ndjeri rreth 63 vjeçar sipas policisë kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme.
Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjilanit për lajmi.net.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit ka thënë se nga mjeku kujdestar është konstatuar se vdekja e tij ka qenë e natyrshme pasi vuante nga sëmundja e zemrës.

“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954. Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente të natyrshme për historinë e kësaj sëmundje”.

“Prokurori i shtetit ka urdhërua që trupi me ju dërgua familjarëve për ceremoninë mortore”, ka thënë Hashani.

TEMAT:VDEKJEGJILAN