Gerta Gixhari e lëndoi me alkool në sy Gjestin, zarf i zi në Big Brother Albania

E publikuar: 03/02/2025 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas situatës që ndodhi mes Gertës dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania, një zarf i zi ka shkuar në shtëpi.

Me këtë rast, është anuluar televotimi që ishte paraparë, ndërsa vendimi i Vëllait të Madh do të kumtohet në spektaklin e së martës.

Akoma nuk dihet nëse do të jetë një televotim kokë më kokë mes Gertës dhe Gjestit, apo një përjashtim.

Ishte Gerta ajo që i hodhi shampanjë dhe birrë në sy dy herë Gjestit, gjatë dasmës që u mbajt në shtëpi.