Gattuso: Piatek si një ‘Robokop’, Higuain vuajti shumë

E publikuar: 25/01/2019 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Genaro Gattuso ka folur për ndeshjen me Napoli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku nuk kanë munguar komentet për sulmuesin e ardhur  Krzysztof Piatek dhe të larguarin Gonzalo Higuain.

Ai ka thënë se polaku dëshiron të punojë shumë dhe i ngjan në një ‘Robokop’.

“Më duket si një Robokop. Flet shumë pak dhe thotë vetëm se dëshiron të punojë dhe të shënojë gola”.

Maldini, Gazidis, Piatek dhe Leonardo (Foto: Milan TV)

“Jam shumë i kënaqur me afrimin e tij dhe shpresoj të na japë një dorë për arritjen e objektivave tanë. Mendoj se jemi të plotësuar dhe jemi gati të punojmë për të arritur synimet tona”, deklaroi fillimisht Gattuso.

Trajneri foli edhe për Gonzalo Higuainin që ka kaluar tashmë te Chelea.

“Gonzalo ishte një profesionist i madh, por vuajti shumë periudhën që nuk po i ecte me golin”.

Gattuso dhe Higuain

“Shumë ndeshje pa shënuar, kartoni i kuq ndaj Juves dhe dyshimet nëse do të blihej përfundimisht apo jo, ia kishin prishur qetësinë”, ka thënë Gatusso.

Nuk mungoi edhe një koment për kundërshtarin e së shtunës, Carlo Ancelottin.

“Është një trajner i jashtëzakonshëm, që di të marrë më të mirën nga futbollistët e tij. Kam kaluar momente të shkëlqyera me të dhe më ka ndihmuar shumë”, nënvizoi italiani. /Telegrafi/