Gashi: Hera e parë që e shoh një ministre duke dal në foto me padi në dorë ndaj mediave

E publikuar: 04/08/2023 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi ka mbetur i habitur me postimin e ministres Rozeta Hajdari në Faebook, ku lajmëronte për padinë e dorëzuar kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu.

 

Përmes një postimi, ministrja Hajdari lajmëroi se ajo sot ka dorëzuar padi për shpifje dhe fyerje kundër gazetari Buzhala, gazetës Nacionale dhe Enver Hajrullahut, zyrtarit të MINT-it.

I habitur me postimin e ministres së industrisë dhe tregtisë ka mbetur analisti Astri Gashi.

Sipas Gashit, kjo është hera e parë që një ministre del në fotografi me padi në dorë ndaj një medie.

“I kom bo ma shume se 23 vjet ne gazetari dhe rreth saj, dhe kom pa e degju per qindra padi ndaj mediave e gazetareve, ama sot ke hera e pare qe e pash nje ministre duke dal ne fotografi me padi ne dore ndaj nje medie. Ndonese secili ka te drejte ti drejtohet gjykates, kjo padi me fotografi me ngjane me shume me nje veprim “cheap” te PR (Marredhenieve me publik) sesa ne nje synim per te kerkuar drejtesine. Gjithcka po duket vec mediale!”, ka shkruar Gashi.

Ministrja Rozeta Hajdari ka dorëzuar padi pas publikimit të përgjimeve rreth mungesave të grurit dhe vajit në rezervat shtetërore.