Sport

Garim i egër dhe pa frikë, Verstappen është ai që i duhet Formulës 1

29.08.2016 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Garim i egër dhe pa frikë, Verstappen është ai që i duhet Formulës 1

Ai është shumë i shpejtë, shumë i ri dhe me besim të jashtëzakonshëm te aftësitë e tij. Garat e tij janë gjithmonë në kufijtë e së pamundurës, duke u kujdesur shumë pak për atë çfarë bën, por e di mirë se çfarë bën. E sigurisht që është një pilot i madh për Formula 1.

Max Verstappen mund të mos ketë fituar shumë shokë mes pilotëve të tjerë, veçanërisht ata të Ferrarit, por agresiviteti i tij, garimi i palëkundshëm dhe pa frikë janë mjaftueshëm të kënaqshme dhe të mrekullueshme për fansat e sportit numër një të automobilizmit.

Holandezi 18-vjeçar është më i riu që ka fituar një garë dhe që është nisur nga vija e parë, ndërsa është gjithashtu edhe ai që i nevojitet Formulës 1 në një epokë venitjeje të ish-kampionëve.

Fernando Alonso, Kimi Raikkonen dhe Jenson Button janë që të tre mbi të 30-at. Edhe pse tri herë kampioni i botës Leëis Hamilton është qartësisht në kulmin e performancave të shkëlqyera, si dhe shoku i tij i skuadrës te Mercedesi, Nico Rosberg, i cili mbetet gjithses kompetitiv, të dy këta janë 31 vjeç.

Statusi i një ylli në shkëlqim i Verstappenit tërhoqi mbi 20 mijë fansa holandezë në Çmimin e Madh të Spa Francorschamps në Belgjikë gjatë fundjavës së kaluar. Turma të tëra tifozësh të veshur portokalli mësynë portat e hyrjes, ndërsa flamujt e Holandës dukeshin qartë në të gjitha tribunat e tifozëve.

“Ai po i jep një freski këtij sporti. Është një djalosh i ri dhe më pëlqen shumë”, është shprehur kreu i Mercedesit, Toto Wolff. “Ai ka ardhur këtu pa frikë, pa respekt. Ai nxjerr bërrylat, si të jetë duke thënë që këtu duhet të ketë vend edhe për mua, ndaj dhe më kujton emrat më të mëdhenj të këtij sporti. Më kujton Hamiltonin e pak viteve më parë, por sigurisht më kujton edhe Ayrton Sennan”.

Lavdërimet e shumta nga Wolff lënë të nënkuptohet shumë për këtë talent, por ai mund të kishte shtuar edhe faktin që Verstappen ka pak edhe nga ashpërsia që karakterizonte 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher. Wolff nuk harroi të shprehte keqardhjen, që Mercedesi nuk mundi ta rrëmbente Verstappenin përpara se këtë gjë ta bënte Toro Rosso vitin e kaluar.

“Qartësisht mund të vëresh se disa prej pilotëve të tjerë janë duke u menduar dy herë për ta parakaluar atë”, thotë Wolff, përpara se të shtonte edhe një notë kritike në lidhje me garimin tepër të rrezikshëm të Verstappenit. “Kam frikë vetëm se ai mund të përfundojë përballë ndonjë muri një ditë. Për mua është thjesht një rifreskim i së kaluarës, por mbetet pilot i rrezikshëm”.

Në maj, Verstappeni bëri një garë të shkëlqyer në Çmimin e Madh të Spanjës, ndërsa në debutimin e tij me Red Bullin arriti të fitonte edhe garën e parë në këtë vend. Tashmë, pas atij suksesi, ai ka arritur të ngjitet edhe tri herë të tjera në podium.

Në Çmimin e Madh të Belgjikës, renditja si i dyti në provat zyrtare shënon një tjetër rekord si piloti më i ri që nis një garë nga vija e parë e garimit. Talenti i tij është i padiskutueshëm, por sjellja e tij është e tillë, ndërsa në qarqet e Formula 1 ekziston ndjenja se mosha e re e Verstappenit bën që ai të tentojë gjëra që pilotët e tjerë nuk do t’i bënin.

“FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) nuk e ka penalizuar atë. E vetmja gjë që ndodhi është se ai u kritikua disi”, tha Wolff. “Ndoshta herën tjetër ai do të ketë një seancë edhe më kritike”. E këtë herë, ndoshta prej Raikkonenit dhe shokut të tij të skuadrës së Ferrarit, Sebastian Vettel.

Raikkonen e ka kritikuar holandezin pas Çmimit të Madh të Hungarisë të muajit të kaluar, ndërsa e bëri sërish edhe pas “Spa Francorschamps”-it. Kjo sepse pati një situatë të rënduar mes Verstappenit dhe dy pilotëve të Ferrarit gjatë së dielës. Më vonë gjatë garës, Verstappen irritoi Raikkonenin me disa bllokime të rrezikshme dhe agresive që i bëri 36-vjeçarit finlandez, kur ky i fundit përpiqej ta parakalonte me shpejtësi qartazi më të lartë.

Verstappen, gjithsesi, duket se kujdeset shumë pak për reputacionin e tij, nuk nxitet shumë prej fjalëve, por sarkazma në ato që thotë duket qartësisht në përputhje me intensitetin e garimit të tij. Duke fajësuar Ferrarin, ai është cituar të ketë thënë për median holandeze pas garës së të dielës se, “nuk do t’i lejoj ata të më parakalojnë. Përkundrazi, dua t’i detyroj ata të dalin jashtë piste”. Më tej raportohet të ketë shtuar se “në fund të fundit unë jam viktima”/tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara