Futbollistët e Unitedit e duan Solskjaerin si trajner të përhershëm

E publikuar: 18/01/2019 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollistët e Manchester Unitedit thuhet se duan që Ole Gunnar Solskjaer të bëhet trajner i përhershëm i ekipit.

Trajneri norvegjez ka ardhur para një muaji në krye të Djajve të Kuq, duke zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar.

Megjithatë, Solskjaer është vetëm trajner i përkohshëm i skuadrës deri në fund të këtij sezoni.

Por, norvegjezi ka arritur t’i bind të gjithë me cilësitë e tij pasi ka fituar të gjitha, gjashtë ndeshjet prej se është në krye të Unitedit.

Kjo formë dhe këto fitore kanë bërë që Solskjaer të dëshirohet si trajner i përhershëm.

Përveç rezultateve, lojtarët dhe stafi i stërvitjes së Unitedit janë të entuziazmuar me metodat dhe personalitetin norvegjez dhe i kanë bërë thirrje atij që të marrë punën me kohë të plotë.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, futbollistët e Unitedit duan që Solskjaer të bëhet trajner i përhershëm i klubit.

Ndryshe, ndeshja e radhës për Djajtë e Kuq është të shtunën ndaj Brightonit në Old Trafford nga ora 16:00. /Telegrafi/