Futbollistët e Kombëtares rezultojnë negativ me COVID-19

E publikuar: 02/09/2020 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollistët e Kombëtares por edhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kanë rezultuar negativ me COVID-19.

Kështu kanë bërë të ditur nga FFK.

Kësisoj, futbollistët dhe zyrtarët e FFK-së do të udhëtojnë në Itali.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19. Kësisoj, ekspedita e Dardanëve sot do të udhëtojë e kompletuar për në Parma të Italisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.