Francë-Portugali, një duel për fronin europian

09.07.2016 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Francë-Portugali, një duel për fronin europian

Francë-Portugali, një duel që vlen fronin europian prestigjin që të dhuron një eveniment i madh si Euro 2016. Mbretëresha e re e kontinentit do të vendoset pas takimit final të këtij europiani në “Stade De France” ku dy superfuqitë e futbllit do të ndeshen në një sfidë pa kthim pas. Franca një herë fituese e këtij trofeu është dukshëm e avantazhuar ndaj finalistëve të vitit 2004 pasi ka në anën e saj publikun, por luzitanët shpresojnë që shpirti i sakrificës që kanë treguar në këtë rrugëtim të suksesshëm, t’i drejtojë te trofeu i parë në histori. Trajneri Didier Deschamps shpreson që ta rikthejë kupën në Francë pas 32 vitesh por ndaj Cristiano Ronaldo & CO nuk do të jetë aspak e lehtë. Portugalia është pasqyrim i filozofisë së trajnerit Santos që brenda pak muajsh injektoi mentalitetin fitues dhe finalja do të jetë një histori ndryshe për të dyja skuadrat që kanë ndjekur rrugë të ndryshme drejt Parisit. Portugalia i ka humbur 10 ndeshjet e fundit kundër Francës, por rikthimi i Cristiano Ronaldos në nivelet më të larta, është një sinjal alarmi për blutë. Triumfi ndaj Uellsit ishte testi final i luzitanëve që treguan edhe një herë se grupi që kanë në dispozicion është konsoliduar plotësisht. Asnjë nga trajnerët nuk ka probleme me dëmtimet apo pezullimet. Kjo do të jetë ndeshja e katërt në një eveniment madhor mes dy skuadrave.

Franca kryeson bindshëm me tre fitore në Euro 84, Euro 200 dhe Kupën e Botës 2006. Gjithsesi, ky është rasti i artë për brezin e talentuar të Portugalisë që t’i japë fund mallkimit të gjatë pa asnjë trofe. Në 13 ndeshjet e fundit, skuadra e Santos nuk njeh humbje, ndërsa Franca vjen më komode në këtë finale pas një faze grupesh relativisht të lehtë dhe dy ndeshje të lehta në letër ndaj Irlandës e Islandës që pasuan superduelin me Gjermaninë ku blutë u dhanë një shuplakë djemve të Low. Si Portugalia ashtu edhe Franca ishin pjesë e grupit eliminator të Shqipërisë me përjashtimin e faktit se “gjelat” zhvilluan ndeshje miqësore. Me 13 gola në 6 ndeshje, Franca është edhe ekipi më shumë produktiv në këtë europian dhe Griezmann do të kërkojë që këtë finale ndaj Cristiano Ronaldos ta fitojë pasi zhgënjimi që i dhuroi portugezi në Champions League ishte i madh. Gjithsesi, për Francën, ashtu si edhe për Portugalinë, kjo është një ndeshje pa precedentë ku asnjë prej skuadrave nuk duhet ta kthejë kokën pas. Luzitanët po ndërtojnë murin hermetik dhe një strategji të kujdesshme, ndërsa rivalët e tyre besojnë verbërisht te klasi i Paul Pogba, Dimitri Payet e Antoine Griezmann për të lumturuar popullin e tyre. Aasnjë surprizë nga dy trajnerët sepse Portugalia synn të jetë një skuadër cinike dhe e balancuar, ashtu si Franca që nuk i lejohen aventurat sepse kjo është një finale dhe në finale, rëndësi ka vetëm fitorja. Euro 2016 do të uajë aktin e fundit të dielën në orën 21:00, Europa bëhet gati për të kurorëzuar mbretëreshën e re./SUPERSPORT.AL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)