Franca dhe Gjermania kërkojnë vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë

E publikuar: 13/12/2016 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Frances, Franqois Hollande, e kanë zhvilluar një takim, dy ditë para samitit të Bashkimit Evropian, ku kanë kërkuar zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Të dy palët kanë thënë se dëshirojnë që Rusisë t’i zgjatën sanksionet nga BE-ja, për shkak të mos zbatimit të marrëveshjes për armëpushim në konfliktin me Ukrainën, transmeton Express.

Kancelarja gjermane ka thënë se Rusisë duhet vazhduar sanksionet përkundër faktit që BE-ja do të donte që të kishte përparim në marrëveshjen e armëpushimit mes Rusisë e Ukrainës.

Këtë e ka përkrahur presidenti francez, Hollande duke thënë se BE-ja duhet të vazhdojë ta zbatojë marrëveshjen e Miskut dhe kur kjo nuk përmbushet nga Rusia, sanksionet ndaj saj duhet vazhduar.

Sanksionet ndaj Rusisë – që përfshinë kufizimin e tregut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në fushën e energjisë me Rusinë – skadojnë në fund të janarit 2017. /Express/