Kurti thotë se iu mor parasysh një kërkesa në takimin e liderëve rajonalë, shpërndan deklaratën e miratuar

E publikuar: 16/05/2024 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kotorr të Malit të Zi është duke u mbajtur takimi dyditor i Udhëheqësve Rajonalë të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerët e BE-së dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nga i gjithë rajoni. Këtë organizim, kryeministri Albin Kurti e sheh si mundësi të mirë për të nënvizuar rëndësinë “që Plani i Rritjes së BE-së ka për rajonin dhe progresin që Kosova ka bërë”.

Kryeministri Kurti thotë se për të luftuar krimin financiar dhe parandaluar pastrimin e parave, në këtë samit ka theksuar që “që rajoni duhet të bëhet pjesë e institucionit të ri të BE-së, “Anti-Money Laundering Authority” (AMLA), kërkesë kjo që u bë pjesë dhe e Deklaratës së Përbashkët të këtij takimi”.

“Sot u zotuam dhe për aprovimin e Planit të ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal në samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Teksa ky proces shënon 10-vjetorin e themelimit, zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura është i domosdoshëm, përfshirë ajo për lëvizjen e lirë me letërnjoftim mes Kosovës dhe Bosnjës”, shton ai.

Postimi i plotë i Kurtit: