Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, kanë shkuar të parët në zyrën e BE-së për tu takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.
Pas tyre erdhi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kurse krejt në fund në selinë e BE-së u pa nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Fillimisht Lajçaku është takuar me ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Lajçaku mbrëmë u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Në këtë vizitë, Lajçaku pritet të bisedojë për draft-statutin e Asociacionit.















