Sport

Europiani i golave në minutën e fundit

18.06.2016 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Europiani i golave në minutën e fundit

Euro 2016 është turneu i golave të minutës së fundit, ose në kohën shtesë. Në 21 ndeshje të luajtura deri në mbrëmjen e së premtes, 7 sfida janë përcaktuar nga rrjetat e realizuara rreth minutës së 90-të ose edhe më mbrapa.

Gola në sekondat finale janë shënuar edhe në 6 ndeshje të tjera, që gjithsesi nuk kanë ndikuar për të përcaktuar fituesin, por shërbyen më së shumti për golavarazhin e skuadrave. Plot 11 gola të shënuar në fund, nga të cilët 6 kanë qenë vendimtarë.

Skuadra që ka përfituar më tepër nga kjo statistikë e vëçantë e Kampionatit Europian ka qenë Franca, skuadra e vendit organizator dhe kundërshtare e Shqipërisë.

“Gjelat” fituan 2-1 në ndeshjen hapëse të turneut me Rumaninë, falë golit të Payet në minutën e 89-të. Fati ishte në krah të skuadrës së Deschamps edhe përballë kuqezinjve në Marsejë, me Shqpërinë që u mposht pas rrjetave të Griezmann në të 90-ën dhe Payet në minutën e 6 shtesë.

Anglia vuajti golin e vonë në barazimin 1-1 përballë Rusisë, me Berezincky-n që në të 92-ën i hoqi fitoren. Por, Tre Luanët u shpërblyen në derbin me Uellsin, të fituar 2-1 pas golit të Sturridge po në minutën e 92-të.

Pique shpëtoi Spanjën në ndeshjen hapëse kundër Republikës Çeke në minutën e 87-të. Pikërisht çekët arritën të barazonin 2-2 kundër Kroacisë, falë golit me 11-metërsh të realizuar nga Necid në kohën shtesë.

Eder i dhuroi kualifikimin Italisë me rrjetën e minutës së 88-të, në sfidën ku të kaltërit mposhtën minimalisht Suedinë e Zlatan Ibrahimovic.

Golat që nuk kanë ndikuar në rezultat janë ai i Pelle, në minutën e 93-të në fitoren e Italisë me Belgjikën, Schëeinsteiger në të 92-ën në sfidën Gjermani-ukrainë, rrjeta e Stieber në të 87-ën në suksesin 2-0 të Hungarisë me Austrinë dhe në fund goli i dytë i Irlandës së Veriut në fitoren me Ukrainën, nga McGinn në minutën e 96-të.

Euro 2016 në Francë është vërtetë shumë taktik dhe me pak gola të realizuar, por është gjithashtu një turne që dhuron emocione deri në sekondat e fundit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara