Ekipi i MCC-së në Termokos, takohet me kryeshefin Fisnik Osmani

E publikuar: 28/09/2022 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një delegacion i lartë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), i shoqëruar nga ekipi Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), të mërkurën janë takuar me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmani.

Kjo vizitë ndërlidhet me mbështetjen që MCC po e jep për modernizimin e sistemit të matjes dhe faturimit të shpenzimeve të ngrohjes.

Gjithashtu, konsumatorët tash e tutje do t’u mundësohet faturimi në bazë të konsumit e jo sipas hapësirës së matur me metra katrorë.

Projekti përfshin pajisen e banesave dhe shtëpive individuale me matës të energjisë termike, instalimin e valvuleve rregulluese termostatike, si dhe alokatoreve të energjisë termike. E gjithë kjo do të jetë falas për të gjithë konsumatorët.