Egoizëm diletantesk

02.07.2015 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Egoizëm diletantesk

Spiros Moskovou

Diçka nuk shkon në shtetin Greqi. Një qeveri e sapozgjdhur populiste premtoi në fillim të shkurtit, se do ta mbajë vendin e falimentuar në Eurozonë, dhe njëkohësisht se do të merret vesh me donatorët ndërkombëtarë për paketa shpëtimi të përballueshme nga populli. Në fund të qershorit bankat greke qëndrojnë të mbyllura dhe janë vendosur kontrolle për lëvizjen e kapitalit. Pensionistë të dëshpëruar rrinë në radhë, për të marrë para nga bankomatët, që shpesh janë bosh. Situata ka dalë krejtësisht nga duart. Megjithatë me shpresë për të legjitimuar taktikën e dështuar, qeveria organizon të dielën e ardhshme një referendum, që sipas qendrës së kontrollit financiar grek kushton 110 milionë euro.

Demokraci e çuditshme

Në orët dramatike, pak përpara fundit, kryeministri Aleksis Cipras shfaq një mënyrë të kuptuari të demokracisë, që mund t’i çudisë demokracitë evropiane. Një një intervistë të hollësishme për kanalin e parë televiziv grek të hënën në mbrëmje ai tha gjëra absurde: Nëse nga referendumi për kërkesat e partnerëve të Greqisë do të dalë një “Po”, ai do ta respektojë rezultatin, por nuk do t’i zbatojë planet. Por nëse shumica do të votojë me “jo”, gjë për të cilën qeveria mobilizon të gjitha rezervat e saj retorike, atëherë Athina mendon se do të ketë një kartë të fortë në dorë në vazhdimin e bisedimeve.

Kryeministri i papërvojë, që evokon vazhdimisht mandatin e popullit, paralajmëron se nuk do ta zbatojë vullnetin e popullit, që do të shprehet të dielën e ardhshme, në qoftë se ai nuk i përshtatet atij. Por nëse grekët do të votojnë, siç shpreson Cipras, atëherë ai do ta përdorë votën si armë në negociatat me huadhënësit, të cilët i braktisi vetë javën e kaluar.

Në vendin, që koketon gjithmonë me vetëimazhin si “djepi i demokracisë”, sot fatet e vendit i kanë në dorë diletantë infantilë. Kryeministri grek përndryshe aq simpatik, nuk punon për të mirën e popullit, por vetëm për mbijetesën e partisë së tij. Ashtu si dhe partitë e mëdha, që ai i ka sharë aq fort dhe që u dëmtuan aq shumë në zgjedhjet në janar, të cilat kanë marrë prej dekadash rrugën drejt falimentimit të sotëm.

Por, Aleksis Cipras, që është bërë një figurë, që mban në dorë fatet e kombit dhe ndoshta të të gjithë Bashkimit Evropian, flet gjëra të pakuptimta për arsyen tonë. Por dukja të gënjen: Grekët priren të luajnë rolin e të fortit, kur kanë frikë. Prapa fasadës së rezidencës së kryeministrit përhapet prej kohësh një agoni. Katër ministra porosisin pas dyerve të mbyllura për ndryshimin e kursit, një sërë deputetësh të Syrizës në Parlamentin Europian distancohen që nga e hëna nga linja zyrtare e partisë. Dhe të martën në mbrëmje qytetarët demonstrojnë në Athinë nën moton: “Ne duam Evopën”. Një shans i fundit, i përgatitur vetë, për një Greqi tjetër, më të mirë!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!