Edhe një kafshim nga qentë në Prishtinë

E publikuar: 25/04/2024 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qytetar në Prishtinë ka bërë ankesë drejt Komunës së Prishtinës, pasi është kafshuar nga qeni.

Faqja “Vrojtuesit e Lagjës-Prishtinë”, ka publikuar fotografinë që u ka dërguar qytetari nga lëndimet që ka marrë.

”Nuk është hera e parë që kam qenë gati të sulmohem, me to ballafaqohemi çdo ditë, më shumë sheh qen se njerëz në rrugë.” – ka thënë ai deri sa ka treguar që ka marrë trauma dhe ka frikë të dal në rrugë.