Sport

Edhe M’Gladbach në gjurmët e Sadikut

16.07.2016 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Edhe M’Gladbach në gjurmët e Sadikut

Edhe pse Zurich këmbëngul se Armando Sadiku do të mbetet pjesë e skuadrës edhe në kategorinë e dytë zvicerane, interesi për sulmuesin shqiptar vazhdon. Së fundmi, listës së klubeve të interesuar i është shtuar edhe Borussia Munchengladbach. Skuadra e Bundesligës po studion situatën e 25-vjeçarit, për të cilin Zurich pretendon plot 9 milionë euro.

Drejtuesit e klubit gjerman kishin mundësi ta ndiqnin nga afër paraqitjen e sulmuesit kuqezi, në miqësoren që skuadra zvicerane fitoi 2-1 përballë ekipit të drejtuar nga trajneri Andre Schubert. Sadiku u aktivizua si titullar në duelin e vlefshëm për UrhenCup, ku qëndroi në fushë për 73 minuta pa arritur të gjente rrugën e rrjetës.

Borussia Munchengladbach i shtohet listës së pretendentëve për Armando Sadikun, për të cilin në javët e kaluara interes kanë shfaqur Rizespor nga Superliga turke dhe Sampdorian nga Seria A italiane. Sulmuesi ka qenë në radarët e skuadrës gjermane edhe përpara katër sezoneve, kur militonte me Locarnon në ligën e dytë zvicerane.

Në atë periudhë ai cilësohej një lojtar me potencial, por që më parë duhej të afirmohej dhe për këtë arsye gjithçka u shty. Për të bindur skuadrën gjermane për kualitetin e Sadikut shërbyen tre ndeshjet e luajtura si titullar në Kampionatin Europian dhe një gol të shënuar: rrjetën historike të Shqipërisë në fitoren 1-0 me Rumaninë.

Por, mbi të gjitha, sulmuesi krijoi shumë volum loje, përshkoi kilometra pa fund me vrap dhe ishte një rrezik konstant për disa prej mbrojtësit më të fort në Europë. Paraqitjet në turneun në Francë konfirmuan se Armando Sadiku është gati për një skuadër të rëndësishme, në një prej kampionatëve më të mëdhenj në kontinent. Lojtari ëndërron Serinë A italiane, por edhe Bundesliga gjermane do të ishte një destinacion i shkëlqyer.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian