Edhe LDK e konfirmon se Lumir Abdixhiku është nën mbrojtje të policisë

E publikuar: 06/11/2023 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj Lumir Abdixhiku, është marrë në mbrojtje të policisë.

Zëdhënësja politike e këtij subjekti, Sibel Halimi tha se lajmi është i vërtetë.

“Për të gjitha informacionet e tjera ju lutem kontaktoni policinë e Kosovës”, tha ajo.

Ende nuk dihet se cila është aryseja e këtij zhvillimi.

Në mbrojtje të policisë, është marrë edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi./KlanKosova