Sport

Edhe dy futbollistë të Kombëtares Shqiptare i bashkohen Kosovës, emri i njërit do t’iu befasojë

16.08.2016 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Edhe dy futbollistë të Kombëtares Shqiptare i bashkohen Kosovës, emri i njërit do t’iu befasojë

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, përfaqësueses së Kosovës priten ti bashkohen edhe dy lojtarë të tjerë, që në të kaluarën kanë mbrojtur ngjyrat kuqezi.

Bëhet fjalë për mesfushorin Valdet Rama dhe sulmuesin Besart Berisha. Pasi i dha fund karrierës te Munchen 1860, Rama tashmë zgjedh të përfaqësojë Kosovën. Për herë të fundit, mesfushori 28-vjeçar ishte i grumbulluar me kuqezinjtë për sfidën e 15 Qershorit 2015, në fitoren 1-0 të Shqipërisë ndaj Francës, miqësore në të cilën u aktivizua në minutën e 56-të si zëvendësues i Ermir Lenjanit.

Gjatë kualifikueseve të Kombëtares drejt marshimit historik në Euro 2016, Valdet Rama luajti vetëm 8 minutat e fundit të sfidës së barazuar 1-1 në shtëpi me Danimarkën më 11 Tetor 2014. Ecuria në Kombëtare e lojtarit që në edicionin e kualifikueseve drejt Botërorit Brazil 2014 ishte titullar i padiskutueshëm, u ndikua nga dëmtimet e shumta. Valdet Rama vendos të largohet nga Shqipëria, pas 14 ndeshjeve të luajtura me fanellën kuqezi, ku ka shënuar 3 gola, shkruan Supersport.

Mesfushori u bind ti bashkohet Kosovës në kualifikueset e Botërorit Rusi 2018 pas takimit me trajnerin Bunjaki, ndërsa për çështje orësh do të paraqesë zyrtarisht kërkesën në Federatën e Kosovës dhe në zyrat e FIFA-s. Në radhët e Kosovës do të aktivizohet edhe Besart Berisha, sulmuesi që me golat e tij ka çmendur Australinë, ku është shpallur edhe tre herë golashënuesi më i mirë në A-League. 31-vjeçari nga Prishtina ka pranuar të përfaqësojë vendlindjen, pasi mbeti jashtë finaleve të Kampionatit Europian.

Edhe pse kishte shprehur dëshirën ti bashkohej Shqipërisë në Francë për herë të parë prej 14 Tetorit 2009, trajneri Gianni De Biasi nuk e mori parasysh kërkesën, pasi më parë Besart Berisha refuzoi ftesat e vazhdueshme të trajnerit për të luajtur në kualifikueset e Euro 2016, me argumentin se distanca për udhëtimet nga Australia drejt Shqipërisë ishte tejet e madhe.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara