E zë rryma n’dush, humb jetën 24 vjeçarja

E publikuar: 27/10/2023 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Selanik, ku një 24-vjeçare ka gjetur vdekjen.

Mediat e huaja shkruajnë se e reja u gjet e pajetë në banjën e banesës ku jetonte me partnerin e saj.

Autopsia ka vërtetuar se shkak i vdekjes ishte goditja nga rryma elektrike teksa vajza po bënte dush.

Për momentin vërtetohet skenari i goditjes me rrymë, por raporti mjeko-ligjor ka nevojë për hetime të mëtejshme, për të cilat priten analizat laboratorike dhe autopsia, bëjnë me dije autoritetet greke.